Ministrja e Kulturës në Maqedoninë e Veriut, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, gjatë vizitës në Bibliotekën Kombëtar Universitare “Klimenti i Ohrit” dhe në Teatrin Shqiptar, ka premtuar disa investime për zgjidhjen e problemeve, transmeton Portalb.mk.
“Për këtë vit, do të ndahen mjete për rekonstruktimin e leximoreve tjera, për sajimin e depove për vendosjen e fondit të bibliotekës, ndërsa planifikohet edhe fillimi i aktiviteteve për projektin tashmë të paralajmëruar për rekonstruktimin dhe sajimin e kulmit të Bibliotekës”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës.
Në vizitën e realizuar në Bibliotekë, ajo promovoi punimet e realizuara në njërën leximore, ku është rregulluar dyshemeja dhe inventari.