Albiz përfundon ciklin e takimeve me sektorin civil

Sot, në Shkup, në kuadër të projektit “Platforma për investime në komunitet” u realizua takimi me organizatat e shoqërisë civile nga Shkupi.

Gjatë takimit u shkëmbyen përvojat dhe mundësitë për të përmirësuar bashkëpunimin me sektorin e biznesit dhe sektorin publik, në mënyrë që të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve të ndryshme në komunitet.

Po ashtu të pranishmit u informuan lidhur me aktivitetet e projektit, i cili implementohet nga Fondacioni Albiz, Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm te Komunitetit Dibër (CSCD), Shoqata Multikultura nga Tetova dhe Shoqata Qendra për Kërkime dhe Analiza Novus nga Strumica.

Ky projekt mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian.