Në atelien e Cite International des Arts në Paris, përgjatë muajit shtator do të jetë i pranishëm artisti shqiptar Agron Saliu. Saliu i cili njihet për një punë mjaftë të veçantë ka potencuar për KultPlus se ai në këtë atele po merr pjesë me mbështetje të Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut.
“Në rezidencën e artistëve Cite International des Arts në Paris do të trajtoj portretet në vizatim”, ka thënë Aliu, i cili ka shtuar se këtë konkurs e ka fituar për të dytën herë në karrierën e tij profesionale, dhe i gjithë projekti do të realizohet përbrenda muajit shtator të këtij viti.