Sot në moshën 83-vjeçare ka ndërruar jetë aktori i njohur dhe politikani Adem Mikullovci.
Qytetarët e kujtojnë atë si një aktor të madh por edhe një atdhetar i cili e ka dashur Kosovën.
“Zotëri Ademi nuk ka vdekë ka lënë gjurmë ka lënë filma, fjalë të mira, opinione kombëtare, dashuri një humor të mirëfilltë kombëtar, kështu që për mua ka qenë një njeri me vlera të pamatshme të pa krahasueshme sepse gjatë tërë jetës ka përballu gjithë stuhitë dhe ka qëndrua stoik dhe një njeri që e ka dashtë Kosovën tepër”, është shprehur qytetari për arbresh.info.
Ndërsa një qytetar tjetër ka thënë për arbresh.info se Mikullovci ishte një veprimtar dhe atdhetar i madh.
“Adem Mikullovci ishte një veprimtar atdhetar i madh atdhetarizaimi i ti ka qenë në shumë fusha si aktor, si politikan si deputet kontributi i tij ka qenë në kohën në e Milloshit, Kosova Republikë në Kaçanik por edhe parlamentin e Kosovës”, është shprehur ai.
Ndryshe Adem Mikullovci ka lindur në Vushtrri në dhjetor të vitit 1937.
Si aktor ka luajtur në qindra role kryesore dhe dytësore në projekte të ndryshme filmike.
Në vitin 1990 ai ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.
Mikullovci hyri sërish në politikë kur u bashkua me Vetëvendosjen në maj të vitit 2017. Në zgjedhjet parlamentare të atij viti ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës./R.Rexhepi/arbresh.info/