Volkswagen Group: Brendi Lamborghini nuk është në shitje

Pronari i Lamborghini, Volkswagen Group, tha të mërkurën se marka nuk është për shitje pas raporteve se ajo kishte marrë një ofertë prej 7.5 miliardë eurosh nga Quantum Group i Zvicrës.

“Lamborghini nuk është për shitje”, tha një zëdhënës i kompanisë Audi, filiali i Volkswagen që kontrollon prodhuesin e makinave luksoze.

“Audi AG dhe Grupi Volkswagen [nuk] po e konsiderojnë këtë ofertë”, thuhet në deklaratë, raporton CNN, përcjell Telegrafi.

Mediumi në Mbretërinë e Bashkuar, Autocar, raportoi të martën që Quantum Group i dërgoi një letër qëllimi Grupit Volkswagen në fillim të këtij muaji, duke përcaktuar kushtet për blerjen e brendit Lamborghini.

Quantum Group, një firmë investimesh, tha se kishte në plan të ruante menaxhimin ekzistues të markës dhe ofroi të mbrojë vendet ekzistuese të punës për pesë vjet, sipas Autocar. /Telegrafi/