VIDEO/ Ekspozohen veturat më të shpejta dhe të shtrenjta në Los Anxhelos

Një ekspozitë e re e veturave më luksoze, më të shpejta dhe më të shtrenjta në botë është ekspozuar në Muzeun Automobilistik “Petersen” në Los Anxhelos.

“Hypercars: The Allure of the Extreme” është një rast i rrallë për vizitorët që të shohin disa nga makinat më të fuqishme dhe më të avancuara teknologjikisht, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.