Trupi i pajetë i një 16-vjeçari gjendet te Banjat e Tetovës

Në rrugën e Banjave të Tetovës është gjetur i vdekur një 16-vjeçar.

Prindi i 16-vjeçarit mbrëmjen e djeshme raportoi në polici se djali i tij kishte marrë veturën dhe ishte zhdukur. Vetura e tij bashkë me të ndjerin është gjetur në Banjat e Tetovës, ndërsa për momentin në vendin e ngjarjes janë ekipet e policisë dhe prokurorisë të cilët po hetojnë rastin.