Tre fëmijë janë lënduar në oborrin e një shkolle në Çair, reagon MPB

Nga pakujdesia dhe hedhja e mjeteve të forta pranë oborrit të një shkolle në Çair nga ana e një gruaje kanë mbetur të lënduar tre fëmijë të moshës së mitur, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas raportit të policisë, dy nga të lënduarit janë nga Shkupi kurse njëri është nga fshati Luboten

“Më datë 05.10.2022 (e mërkurë) në ora 15:23 në SPB Shkup, personi E. L. ka raportuar se në oborrin e një shkolle në rrugën “Serava”, një femër ka hedhur sende të forta dhe ka lënduar dy të mitur nga Shkupi dhe një të mitur nga fshati Luboten i Shkupit”, njofton policia.