Dy avionë transportues ushtarakë ateruan në Shkup me kufomat e 45 udhëtarëve që humbën jetën tragjikisht.
Idaver Osmani humbi pesë anëtarë të familjes së tij. Erdhi në aeroport për t’i pritur…
“Ky është fati që e dha Zoti. Duke pasur parasysh se besoj në Zot, kjo do të dalë në pah. Një ditë duhet të dalë në pah. Pasi janë përfshirë edhe nga Bullgaria, edhe nga Maqedonia, kjo situatë do të zbardhet një ditë. Por kur… do të shohim”, tha Osmanov.
Me nderime shtetërore dhe delegacione nga vendi dhe rajoni u dha lamtumirë e fundit në udhëtimin e tyre të fundit.
Në pistën ishin edhe familjarët e tyre. Ngushëllime shprehën edhe 4 pilotët bullgarë.
Për Osmanin, ende janë të freskëta kujtimet e mëngjesit të kobshëm të 23 nëntorit.
“Mu paraqit e bija nga Zvicra, ajo është vajza tjetër që e kam. Thotë, babi, a erdhën nëna dhe motra ime? Unë i thashë, jo, nuk kam shkuar ende për t’i marrë nga stacioni. Jo, tha, një autobus është djegur, shih nëse janë tanët. Ajo sikur të ndjente diçka. Dhe e mbylli telefonin”, rrëfen më tej Osmanov.
Sipas Osmanit tragjedia është diçka e shkruar, por pasi t’i përcjellin të afërmit e tyre në përjetësi, nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre. Me kërkesë të familjeve, një pjesë e ceremonisë u ndryshua, ndërsa kufomat nga aeroporti menjëherë iu dorëzuan familjeve.
Burimi: TV21