AKSIDENTI TRAGJIK/ Humb jetën edhe një aktor, ja ngushëllimi i Teatrit Shqiptar

Teatri Shqiptar ka shprehur ngushëllim për vdekjen e aktorit 39-vjeçar Sllavisha Kajevski, i cili ka punuar në Teatrin Popullor Maqedonas.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë sot morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, aktorit të Teatrit Popullor Maqedonas, Sllavisha Kajevski.

Një aksident tragjik e ndërpreu karrierën tejet të suksesshme të 39-vjeçarit Kajevski në vlugun e saj, duke lënë një zbrazëti të madhe jo vetëm në skenën e teatrit të tij amë, por edhe në skenën e gjithmbarshe teatrore dhe filmike në Maqedoninë e Veriut.

Kajevski – i lindur më 1 shkurt 1982, i diplomuar në Fakuletin e Arteve Dramatike në Shkup në vitin 2005 – do të kujtohet nga publiku për disa dhjetëra interpretimet mbresëlënëse në skenat teatrore dhe në ekranin filmik.

Në emër të gjithë kolektivit të Teatrit Shqiptar, u shprehim ngushëllime të sinqerta kolegëve tanë nga Teatri Popullor Maqedonas, familjes dhe gjithë të afërmve të Sllavisha Kajevskit”, thuhet në letrën ngushëllimi të Teatrit Shqiptar, përcjell Schoolture.info