TRAGJEDIA NË BULLGARI/ Është gjetur trupi i pajetë i udhëtarit të 45-të!

Gjendet edhe trupi i 45 i pa jetë nga autobusi i shkrumbuar në Sofje. Informacionin e ka konfirmuar zëvendësi i kryeprokurorit dhe shefi i Shërbimit hetues kombëtar të Bullgarisë, Borisllav Sarafov, për Rdion Nacionale Bullgare,i cili ka thënë se gjatë kontrollit shtesë në autobusin me shtetas të Maqedonisë së Veriut, është gjetur edhe një trup i pajetë.

Borisllav Sarafov, zëvendës prokuror

“Në ora 21:15 në mbrëmjen tragjike nëpërmjet “Kapitan Andrevo” kanë hyrë 52 udhëtarë, prej të cilëve 45 i kemi gjetur në autobus, kurse 7 janë në spitalin ‘Pirogov’. Fatkeqësisht nuk ka edhe një të shpëtuar”.

Sarafov tha se edhe hetuesi edhe prokurori të dërguar në Shkup do të qëndrojnë atje më së voni deri të dielën. Duhet ta dërgojnë dokumentacionin që lidhet me autobusin e djegur dhe profilet ADN të familjarëve të viktimave. Menjëherë pas do të fillojë identifikimi i viktimave të aksidentit.

Analizat ADN nga mostrat e marra nga familjarët e viktimave në aksidentin tragjik, janë thuajse gati, kanë njoftuar nga Prokuroria Publike Themelore e Maqedonisë së Veriut