TMERR/ Vandalizëm në Parkun e Qytetit! (FOTO)

Fundjava e kaluar me diell bëri që të rritet vizita në Parkun e Qytetit, dhe si rrjedhojë bëri që ekipet tona të mbledhin një kamion të plotë me mbeturina të hedhura nga vizitorët.

Sikur kjo nuk mjaftonte, mëngjesin e sotëm hasëm tre stola të hedhura në liqenin në pjesën e parë të parkut, të cilat i nxorëm menjëherë, ndërsa në pjesën e dytë hasëm kabinë të lëvizshme tualeti të përmbysur.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos hedhin mbeturina dhe elementet e parkut t’i shfrytëzojnë dhe t’i ruajnë me ndërgjegje gjatë vizitës së parqeve dhe të kujdesen për natyrën e cila është shumë e rëndësishme për të gjithë ne”, thonë nga Ndërmarrja Parqet dhe Gjelëbrime.

Schoolture.info