Thënie të urta të Orientit: Mburrja më e madhe është të mos mburresh

 

• Vështrova krenarinë e dhe e gjeta krenare midis diturisë dhe edukatës, e të përulur midis injorancës dhe fëlliqësisë.

• Ushqeje zemrën me edukatë, ashtu siç i hedh zjarrit dru.

• Verbëria e vërtetë është ajo e zemrës.

• Injoranti përfiton nga gabimi i tij, ndërsa i dituri nga ai i të tjerëve.

• Ruhu prej të keqes së atij që i ke bërë mirë.

• Rrahjet e zemrës i thanë njeriut se jeta është minuta dhe sekonda.

• Qyteti më i keq është ai në të cilin nuk ke asnjë shok.

• Ruhuni prej hamendjes sepse ajo është biseda më e gënjeshtërt.

• Pasuria fsheh poshtërsitë e të pasurve dhe zemërgjerësinë e të varfërve.

• Për çdo mirësi ka një çelës që e hap dhe e mbyll atë. Ai që e hap është durimi, ndërsa ai që e mbyll është dembelizmi.

• Përgojimi është puna e të paaftit.

• Njeriu që jeton vetëm për vete, jeton i vogël edhe vdes i tillë.

• Një e vërtetë që të mundon është më mirë se një gënjeshtër që të gëzon.

• Njihe të keqen, jo për të bërë keq, por për t’u mbrojtur prej saj. Kush nuk e njeh të keqen, bie në të.

• Njeriu më i keq është dyfytyrëshi, i cili me një fytyrë paraqitet te një grup, e me një tjetër tek një grup tjetër.

• Njeriu më i mirë është ai që tregohet i thjeshtë kur ka pozitë, dhe fal kur ka mundësi të ndëshkojë.

• Nuk ka pasuri si mendja, mjerim si injoranca, trashëgimi si kultura dhe mik më të mirë se edukata.

• Nuk është i fortë ai që sillet si i tillë, por i fortë është ai që e përmban veten kur zemërohet.

• Në zemrën tënde përgatit një vend për të fshehtat, ku gjuha jote nuk do të ketë mundësi të hyjë.

• Mos u shoqëro me të pasurin në udhëtim, nëse do të shpenzosh si ai do të dëmtohesh, e nëse do të rrijë mbi ty do të të përulë.

• Mos u arsyeto shumë, sepse shumica e gënjeshtrave përzihet me to.

• Midis shpenzimit të tepërt dhe koprracisë ka një shkallë; nëse çdo njëra prej tyre rritet, të shkatërron.

• Mirësjellja është një monedhë, që për atë që e jep s’kushton gjë, po për atë që e merr kushton.

• Mjafton që të jetë gënjeshtar njeriu, nëse flet çdo gjë që dëgjon.

• Mburrja më e madhe është të mos mburresh.

• Kush shikon të metat e veta, nuk ka kohë të merret me ato të të tjerëve.

• Kush të lë amanet pasurinë, të ka lënë amanet veten e tij. Haram është ajo që e lejon për vete dhe ia ndalon të tjerëve.

• E meta e bujarisë është shpenzimi i tepërt.

• E meta e shumë njerëzve është se dëshirojnë të bëhen mësues mbi të tjerët, atëherë kur vetë duhet të jenë për një kohë të gjatë nxënës.

• E vërteta ka nevojë për dy burra, njëri që ta flasë, ndërsa tjetri që ta kuptojë.

• Durimi është si anija me të cilën kalojmë detin e streseve dhe na çon drejt bregut të rehatisë.

• Dy lloj njerëzish nuk ngopen: ai që kërkon dituri dhe ai që kërkon pasuri.

• Dynjaja është rehati, e rehatia më e mirë është gruaja e ndershme.

• Atij që i sëmuret e brendshmja, i vdes e jashtmja.

• Barku është origjina e të gjitha sëmundjeve.

• Besimtari i mirë, ndër të tjera, është ai i cili ka moralin më të lartë.

• Bëji mirë atij që të ka bërë keq dhe do të shikosh se ai do të pushojë nga të këqijat.

• Armiku më i parrezikshëm është ai që të tregon se është armiku yt. /Ekonomia Online/