Projektin “Bëhu IN, bëhu INkluziv, bëhu i githëpërfshirë” e realizon Fondacioni për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas Hapi” bashkë me partnerët e vet Shoqata për Promovim dhe Zhvillim të Shoqërisë Gjithpërfshirëse “Inkluziva” dhe Shoqata për Ofrim të Shërbimeve Personave me Aftësi të Kufizuar “Hendimak”.
Projekti është i realizuar në bashkëpunim me Ministrinë për Arsim dhe Shkencë dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit, ndërsa është i financuar nga Bashkimi Evropian. Ky projekt ka për qëllim të sigurojë përfshirje të plotë dhe të barabartë të fëmijëve me aftësi të kufizuar në shkollat e rregullta fillore të cilat rriten në mjedise të sigurta që janë të hapura dhe me qasje për të gjithë fëmijët si dhe të angazhuara për të siguruar edukim cilësor për fëmijët me nevoja të ndryshme arsimore.
Si pjesë e këtij projekti do të ndahen bursa për nxënësit me aftësi të kufizuara të cilët në vitin shkollor 2020/2021 do të regjistrohen në klasën e parë ose do të vazhdojnë shkollimin e tyre në klasën e dytë. Qëllimi i këtyre bursave është të mbështesin familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuara në tejkalimin e kostove që lidhen me arsimimin e tyre, materiale shkollore, pajisje të specializuara, aktivitete jashtëshkollore, asistentë për ndihme/arsim, harxhime për terapi, harxhime transporti dhe nevoja tjera specifike të ngjashme, dhe në të njëjtën kohë të mbështesë vendimin për regjistrimin proaktiv dhe të intensifikuar të nxënësve me aftësi të kufizuara në shkollat e rregullta.
Këtë vit, bursa do t’u ndahen gjithsej 300 nxënësve. Shuma e bursës mujore është 50 EUR në kundërvlerë të denarit, ndërsa numri i muajve në të cilët do të ndahen bursat do të varet nga kohëzgjatja e vitit shkollor sipas rekomandimeve nga Ministria e Shkencës dhe Arsimit. Mbajtja e bursës në vitin e ardhshëm shkollor varet nga rregullsia e nxënësit në shkollë dhe transferimi i suksesshëm në klasën tjetër, kështu që marrëveshjet për bursa do të vazhdohen edhe për vitin e ardhshëm shkollor.
Përfshirja dhe rregullsia në orë është thelbësore për mbajtjen e bursës. Pritshmëritë për rregullsinë e nxënësve me aftësi të kufizuara do të përcaktohen individualisht për secilin nxënës në konsultim me ekipin gjithëpërfshirës në shkollë dhe me një ekspert për fëmijët me aftësi të kufizuara të cilët do të përfshihen edhe në përzgjedhjen e bursistëve. Plani i rregullsisë gjithashtu do të marrë parasysh rekomandimet në lidhje me pandeminë me KOVID-19 dhe mënyrën se si nxënësi do të ndjekë mësimin (me distancë ose me prani fizike). Rregullsia e nxënësve do të monitorohet vazhdimisht dhe raportet mbi rregullsinë do të përgatiten në baza mujore.
Mjetet e bursave i jepen prindërit/tutorit të nxënësit.
Për detaje rreth kushteve mund të klikoni: KËTU