Më 22 shtator afati i findit për Aplikim në Fakultetin e Arteve – Artin Dramatik në USHT

Nga data 22 – 25 shtator është afati i tretë dhe i fundit i aplikimit ( dorëzimit të dokumenteve në administratë) në Fakultetin e Arteve – Artin Dramatik në UNIVERSITETIN E TETOVËS.
AFATI I FUNDIT I APLIKIMIT
Për gjithë ata/ato që kanë prirje për aktrim dhe duan ta realizojnë ëndrrën e tyre për t’u bërë AKTORË PROFESIONISTË.
Nga data 22 – 25 shtator është afati i tretë dhe i fundit i aplikimit ( dorëzimit të dokumenteve në administratë) në Fakultetin e Arteve – Artin Dramatik në UNIVERSITETIN E TETOVËS.
Kandidatët e interesuar i nënshtrohen provimit pranues para komisionit, ku përveç verifikimit të ndjenjës së ritmit dhe dëgjimit, kandidatët sipas zgjedhjes së tyre të lirë duhet ta kenë mësuar dhe ushtruar për interpretim një monolog, një këngë dhe një poezi. Komisioni mund të parashtrojë edhe detyra plotësuese për interpretim dhe improvizim në një temë të caktuar.
Informacionet plotësuese për afatet e regjistrimit, plotësimin e fletëaplikimit online, kushteve dhe mënyres së aplikimit mund t’i gjeni në ueb faqen e Universitetit të Tetovës https://unite.edu.mk , e po ashtu mund të drejtoheni për pyetje dhe konsultime plotësuese në Zyrën për Arsim në e-mail adresën:
zyraperarsim@unite.edu.mk