Shpallen atletët më të mirë për vitin 2022, Natyra Malo më e mira te Juniorët

Atletja Andrijana Pop Arsova dhe atleti Jovan Stojoski u shpallën sportistët e vitit 2023, në manifestimin e organizuar nga Federata e Atletikës së Maqedonisë së Veriut. Natyra Malo u shpall më mire te kadetët , ndërsa Lina Iseni te pionierët

Federata e Atletikës e ka vlerësuar të suksesshëm vitin 2022, duke shpresuar që vitin 2023 të sjell rezultate edhe më të mira në atletikë.

Jemi në fund të vitit 2022, vit që me të vërtet do të jetë e shënuar në historinë tone. Nuk dua të zgjasi shumë do ti numëroj vetëm apo punë që me të vërtet  kanë lënë gjurmë, nga shkaku se sot është ditë për të festuar. Sot jemi këtu për për sportistët,sot jemi këtu për trajnerë, sot jemi këtu për klubet” – tha Aleksandra Vojneska Zikova, kryetare e FAMV.

Atletja e vitit në kategorinë e seniorëve u shpall Andrijana Pop Arsova anëtare e klubit të atletikës “Delta”, ndërsa në kategorinë e meshkujve  Jovan Stojoski anëtar klubit të atletikës “Ohri”.

Punojmë shumë për këto suksese. Ky shpërblim është pjesë e përpjekjeve shumë vjeçare, mundit shumë vjeçar e shumë punë” – tha Andrijana Pop Arsova, atlete e vitit.

Gjithësesi se kjo më motivon që të jampi më të mirën time për vitin e  ardhshëm kur do të jetë mundishme por shpresojë të jetë suksesshme si ky vit” – tha Jovan Stojoski, Atlet i vitit.

Te kategoria e juniorët, epiteti i më të mirëve u takoi Natyra Malo dhe Ognen Stefanovski, te kategoria e kadetëve më të mire u shpallën Sara Osmanovska dhe Vlladimir Bitolanu dhe të pionierët më të mire dolën Lina Iseni dhe Brajan Avija.  /KlanMacedonia/