SHKELI RREGULLAT E TRAFIKUT/ Ky është dënimi më i madh që është shqiptuar ndonjëherë

Shumë vende kanë ligje të rrepta për shpejtësinë dhe Zvicra është një nga vendet e para në botë.

Në vitin 2010, pronari i një Mercedes-Benz SLS AMG (571HP) e ndjeu atë në lëkurën e tij. Shoferi po ecte me shpejtësi 290 km/h, ndërsa udhëtonte pranë Friburgut. Kufiri i shpejtësisë në atë zonë ishte 120 km/h.

Policia e zuri dhe ia sekuestroi veturën. Autoritetet vendosën ta bëjnë këtë si garanci për pagesën e gjobës për tejkalimin e shpejtësisë që mori shoferi. Për këtë ndjekje është dënuar me gjobë prej 650 mijë eurosh, shkruan revista HAK.

Qeveria zvicerane përdor të ashtuquajturin “censusi i pasurisë”, gjegjësisht gjobat ngarkohen në varësi të shumës së të ardhurave të shoferit.

Shoferi i SLS-së me sa duket kishte një llogari bankare të pasur.