Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

Shilegov: Për dy vite Shkupi do të jetë qytet i çiklizmi


Lidhja e anës veriore dhe atë jugore të qytetit me shtigje për biçikleta ndoshta është sfida më e madhe që e kemi dhe pres që ta tejkalojmë. Për dy vite prej tani Shkupi do të jetë qytet i biçikletave me rrjet të zhvilluar të çiklizmit, që do të lidh të gjitha lagjet e kryeqytetit. Sot, këtë e paralajmëroi kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov në tribunën “Qyteti i Shkupit për mobilitet më të mirë”, në vazhdën e shënimit të javës Europiane për mobilitet 2019.

“Këtë vit do të ndërtojmë dhe rikonstruojmë shtigje të reja për biçikleta në gjatësi prej 16 kilometrave. Ndërtuam dhe rikonstruam shtigje për biçikleta dhe hapësirë për biçikleta në rrugët “Moska”, “4 Korriku”, “Dame Gruev” , bulevardi “Serbia”…, thotë Shilegov.

Poashtu, paralajmroj që shtighje për biçikleta do të ndërtohen në bulevardin “ASNOM” , ku për momentin punohet për zgjerimin edhe të bulevardit “Hristian Todorovski – Karposh”.

Ai rikujtoi që vitin paraprak janë ndërtuar 14,6 kilometra shtigje për biçikleta në vlerë prej 56,5 milionë denarë. Në vitin 2018, siç tha, jemi përkushtuar në ndërtimin e të ashtuquajturve konektorë që i lidhin akseve kryesore për biçikleta në qytetin tonë. Po ashtu shtoi se të gjitha shtigjet e deritanishme janë ndërtuar sipas standarteve.

Shilegov bëri të ditur se po i largojnë automobilat e parkuar në në mënyrë jo të rregullt në hapësirat publike dhe për këtë qëllim vendosin ulëse mbrojtëse dhe lirojnë shtigje për biçikleta dhe për njerëzit. Rikujtoi se më herët nga automobilat e parkuar nuk ka qenë e mundur të kalohet pranë Ministrisë së Drejtësisë, Bit Pazar, në rrugën “Maksim Gorki”…

Para të pranishmëve u prezantua edhe plani për ngritjen e nivelit të komunikacionit çiklist në Shkup nga viti 2019 deri vitin 2021, i cili pritet për dy ditë të aprovohet në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

Daniel Pavlevski nga Sektori për komunikacion në Qytetin e Shkupit e prezantoi planin e ri dhe theksoi se Shkupi ka potencial për komunikacion çiklist, por nevojitet ndryshimi i sjelljes, të këtë infrastrukture miqësore për drejtimin e biçikletave, përkrahje financiare dhe përkrahje nga pushteti lokal.

Qyteti Shkupit për të nëntën herë e shënon javën Evropiane për mobilitet me më shumë ngjarje, me qëllim promovimit të ecjes, çiklizmit dhe përdorimit të transportit publik.  /MIA/