SchoolNFO/ Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë

N.P. “Ujësjellësi dhe kanalizimet” njofton se sipas analizave kimike dhe mikrobiologjike nga 55 pika matëse në Shkup, uji është i sigurt për pije.

“Departamenti për kontroll sanitar në periudhën prej 11 korrikut deri më 15 korrik ka marrë 208 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 208 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 55 pika matëse në Shkup. Sipas rezultateve të marra nga testet, të gjitha mostrat përputhen me rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm, njoftojnë nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi.