SchoolNFO/ Në Kopshtin Zoologjik të Shkupit lindën tri këlyshë të llojit të rrezikuar ujqër të bardhë

Në Kopshtin Zoologjik lindën tri këlyshë të llojit të rrezikuar ujq të bardhë (canis lupus arctos). Janë tre javësh ndërsa ngjyrën e bardhë të gëzofit si ajo e prindërve të tyre do ta marrin me kalimin e kohës.

-Këlyshët janë me prindërit e tyre dhe ata kujdesen për ta. Nëna i lindi në një strofkë të cilën e bëri vetë dhe aty qëndrojnë të fshehur pjesën më të madhe të ditës. Në shumë vende të BE-së, këta ujqër mbrohen rreptësisht nga Konventa e Bernës.

Ujqërit e bardhë arritën në Kopshtin Zoologjik të Shkupit nga Republika Çeke në vitin 2020.

Ujku Arktik (Canis lupus arctos) është një nënlloj i ujkut gri që banon në rajonet arktike të Amerikës së Veriut dhe Grenlandës. Njihen gjithashtu si ujqër polar ose ujqër të bardhë.

Kjo lloj ujqish i përket një lloji të rrezikuar, por jo nga njerëzit (gjuetia e tyre), por nga ndryshimet klimatike që po ndodhin në Arktik. Ekosistemi i çrregulluar në këto rajone ka ulur ndjeshëm numrin e këtyre kafshëve vitet e fundit.

Kujtojmë se këtë pranverë në Kopshtin Zoologjik të Shkupit po ndodh një “baby boom” i vërtetë, lindën tre luanë, një gibon i bardhë, një lamë e vogël, një kangur, një lemur, dele berbere, një deve dhe këlyshët më të rinj ujqër të bardhë.

Schoolture.info