Ditë e hapur në UT, prezantohen 84 programe studimore para maturantëve

Universiteti i Tetovës ka mbajtur sot një ditë të hapur para Rektoratit për të prezantuar ofertën akademike për vitin 2022/2023.

Gjimnazistët e interesuar patën mundësinë që në stendat e fakulteteve të marrin informacion për programet e studimit, kushtet e nevojshme për regjistrim, stafin mësimdhënës e të ngjashme.

“Sot është ditë e hapur në Universitetin e Tetovës dhe kemi shumë maturantë nga të gjitha qytetet. Ata kanë mundësi të njihen më mirë me ofertën akademike të universitetit me programet e studimit që ne ofrojmë. Këtë vit akademik kemi rreth 84 programe studimi në ciklin e parë dhe kemi gjithsej 3700 vende të lira në 13 fakultete, tha Ibrahim Neziri nga zyra e mësimdhënies.

Në ditën e hapur, u organizua edhe një panair biznesi ku tridhjetë kompani u prezantuan para studentëve për të shqyrtuar mundësitë për bursa, punësim apo praktikë.