SchoolNFO/ Çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,13% në raport me vendimin e datës 11.7.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 6,272 %, te nafta për 2,286 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,722 % dhe te mazuti për 3,656%. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 ulen për 3,00 denarë/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V), të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë.

Çmime e reja të derivateve të naftës :

ЕUROSUPER BS – 95 – 102,50 (denarë/litër) –

ЕUROSUPER BS – 98 – 104,50 (denarë/litër) –

ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 100,00 (denarë/litër) –

Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 98,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU – 50,903 (denarë/kilogram)