Qendra për Zhvillim Kulturor Racio realizoi një aktivitet në kuadër të projektit DIGIN, program që është pjesë e Erasmus+, në konzorcium me disa organizata evropiane.
Nga Racio, shprehen se, ata besojnë se ky program do të ndihmojë që mësimdhënësit dhe trajnuesit, përmes këtyre materialeve që u shpërndanë dhe që do të shpërndahen edhe më tej institucioneve arsimore dhe organizatave, do të ndihmojnë dhe do të kontribuojnë në zhvillimin më cilësorë të procesit edukativo arsimorë.
“Qëllimi i projektit është dyfishtë: 1) Ofron një strategji të re të informimit që shfrytëzon TIK dhe mediat e reja për të rritur aftësinë e OJQ-ve dhe shoqatave për të rinjtë për të arritur, angazhuar dhe motivuar NEETs, dhe 2) Përgatit një hapësirë bashkëpunimi për të mësuar ku NEET mund të krijojnë mundësi të reja për veten e tyre duke u lidhur me kolegët, duke rritur aftësitë e tyre për punësim dhe sipërmarrjen”, thuhet në njoftimin e Racios.
Më tepër informacione lidhur me projektin e DIGIN mund të gjeni duke klikuar në këtë LINK.
Po ashtu materiale nga i tërë projekti mund të gjenden edhe tek faqja e Racio.org.mk