Dua Lipa merr shtetësinë shqiptare

Këngëtarja e famshme botërore, Dua Lipa, ka marrë sot shtetësinë shqiptare.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili ka thënë se Lipa është një pasuri e rrallë në botën e muzikës dhe në të njejtën kohë krenari e jashtëzakonshme për Shqipërinë, Kosovën e kudo flitet shqip.

“Në vigjilje të 110-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, nderojmë jo vetëm ato personalitete që në të shkuarën kontribuan dhe ndihmuan në krijimin e shtetit të ri shqiptar, por edhe të gjithë ata që me kontributin e tyre në çdo fushë të jetës i japin vlerë identitetin shqiptar dhe na bëjnë krenarë në çdo moment” – ka shkruar Begaj në Facebook.