RACIO e ftuar në aktivitetin e ambasadës së Suedisë/ Si ta kyçim rininë në proceset shoqërore?!

Gjatë ditës së sotme, ambasada e Suedisë në  Shkup ka prezantuar “Strategjinë për bashkëpunimin për reformën e Suedisë me Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë për 2021-2027”. Në këtë aktivitet prezent ka qenë ambasadori Kristin Forsgren Bengtsson. Qendra për Zhvillim Edukativ dhe Kulturor “Racio” ka marrë ftesë për të qenë pjesë e kësaj ngjarje.

Gjatë ngjarjes, kryetari i Qendrës “Racio”, Fahmi Osmani, ka shpjeguar pozitën e Racio-s në shoqëri duke shpjeguar edhe rolin e saj.

“Kryesisht merremi me aktivitete rinore në fushën e edukimit. Ajo që i kontribuon kësaj pike për diskutim, mendoj te flas për kyçjen e të rinjve në proceset shoqërore. Duke i parë për së afërmi këto procese, dhe duke e prekur problemin e të rinjve dhe kyçjen në procese shoqërore, mendoj se proceset politike, gjithë atë qe e shohim në skenën politike, jotolerancën në mes të partive e të ngjashme, mbjell frikë në rininë dhe mendoj se fokusi ynë për të rinj do të ishte i arsyeshëm. Është mire në këtë rast të investohet me tepër për këto procese të cilat kontribuojnë për paqe në shoqëri”, ka deklaruar Fahmi Osmani.

Ai ka shtuar se kjo është nevoja reale e shoqërisë nëse realisht dëshirojmë të realizojmë ndryshime në shoqëri.

“Mendojmë se ajo që duhet të bëhet është që të punojmë për ta motivuar rininë për pjesëmarrje aktive në jetën shoqërore dhe politike”, është shprehur më tej Osmani.

Burimi: Schoolture.info