PARKINGJET/ Që sot, do të paguhet më lirë parking në Shkup

Qyteti i Shkupit njofton për uljen e çmimit të parkimit zonal në Shkup. Me Çmimoren e re do të përfshihen parkingjet e hapura publike në kryeqendër.

“Në zonën A0 parkimi nga 100 denarë, zvogëlohet në 75 denarë, në zonën A nga 50 zvogëlohet në 40 denarë, në zonën B nga 40 zvogëlohet në 30 denarë, në zonën C dhe D zvogëlohet në 25 denarë”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.