Në “Kozle” janë të hospitalizuar rreth 40 fëmijë, situata është stabile pas fillimit të gjysmëvjetorit të dytë

Nga fillimi i gjysmëvjetorit të dytë shkollor nuk ka rritje të numrit të kontrolleve dhe të hospitalizuarve në spitalin e fëmijëve “Kozle” kanë informuar për MIA nga spitali, ku për momentin janë të hospitalizuar rreth 40 fëmijë me bronkopneumoni.
“Situata është e qetë dhe stabile. Edhe pse është vetëm java e parë e gjysmëvjetorit të dytë. Deri të premten javën tjetër do të shohim nëse fillimi i gjysmëvjetorit të dytë do të ndikojë në numrin e pacientëve të cilët do të vijnë tek ne”, ka thënë drejtori i spitalit Besnik Zeqiri.
Zeqiri ka rikujtuar se numër të madh të pacientëve kanë pasur para vitit të ri.