Në Britani të Madhe regjistrohet temperatura më e lartë në histori

Në Çarlsvud, Britani të Madhe, sot është regjistruar temperatura më e lartë deri më tani prej 39,1 Gradë Celsius dhe pritet të rritet edhe më shumë, kumtoi shërbimi lokal meteorologjik.

Temperatura më e lartë paraprakisht e vërejtur në Britani ishte 38,7 gradë celsius, rekord i vendosur në vitin 2019.

Temperatura më e lartë ndonjëherë e vërejtur vjen në kohën kur vendi është i përfshirë nga i nxehti që javën e kaluar e përfshiu edhe Evropën kontinentale.

Një pjesë e madhe e Anglisë, nga Londra në jug deri në Mançester dhe Lids në veri, është nën paralajmërimin e parë për ngrohtësi “ekstreme” në vend, që do të thotë se madje edhe njerëzit e shëndetshëm janë në rrezik nga vdekja.