“MBRETI” I RI I LUKSIT/ Mercedes EQS ka ekran të madh, shtatë ulëse dhe “çati” prej xhami

Pas dy sedanëve, Mercedes më në fund ka prezantuar SUV EQS elektrike me shtatë vende. Makina vjen në dy versione – një motor elektrik (355 kuaj fuqi dhe 568 Nm) ose dy motorë elektrikë (536 kuaj fuqi dhe 858 Nm). Versioni më i fuqishëm ka një sistem AWD.

Paketa e baterisë mbetet e njëjtë (107 kWh) dhe garanton një distancë prej 600 kilometrash. Kur gjigandi gjerman prezantoi sedanin EQS në 2021, Hyperscreen MBUX spektakolar doli në plan të parë. Është një sistem info-argëtimi që shtrihet në të gjithë kroskotin e makinës.

Gjithçka në kabinë tregon luksin, ka ekrane shtesë për pasagjerët e sediljeve të pasme, ndërsa një çati panoramike (xhami) do të rrisë kënaqësinë e drejtimit. Sipas Mercedes-Benz, pritet të rivalizojë Tesla Model X dhe BMW iX.

Mercedes-EQ. EQS SUV, Exterieur, Fahraufnahme, Diamantweiß, AMG Line // Mercedes-EQ. EQS SUV, exterior, driving shot, diamond white, AMG Line
Mercedes-EQ. EQS SUV. Exterieur. Studioaufnahme. Diamantweiß. AMG Line
Mercedes-EQ. EQS SUV. exterior. studio shot. diamond white. AMG Line