INFO/ ESHS: Në vitin 2020, 21.8% e banorëve të Maqedonisë kanë jetuar nën pragun e varfërisë

451.900 qytetarë të Maqedonisë së Veriut në vitin 2020 kanë jetuar nën pragun e varfërisë, kështu thonë të dhënat e Entit Shtetërorë për Statistikë.

Përllogaritja kryesore për varfërinë janë të ardhurat, ndërsa pragu i varfërisë është definuar në 60% nga të ardhurat mesatare ekuivalente.

Bazuar në të dhënat e Sondazhit për të ardhura dhe kushte të jetesës, i cili zbatohet sipas rekomandimeve të Bashkimit Evropian për përllogaritje të varfërisë, shkalla e personave të varfër në Maqedoninë e Veriut është 21.8%.

Duke analizuar sipas llojeve të amisërive, shkalla e varfërisë të amvisërive të përbëra nga dy të rritur dhe dy fëmijë gjatë vitit 2020 është 20.7 %.

Shkalla e varfërisë te personat e punësuar është 7.9 %, ndërsa shkalla e pensionistëve të varfër është 7.0 %.

Ndërsa, masa për shpërndarjen e pabarabart e të ardhurave është 31.4 %.