FERARRI/ Hap qesen për punëtorët pas një viti të suksesshëm, 12 mijë euro bonuse

Pas shitjes së 11,155 makinave në mbarë botën në vitin 2021, duke tejkaluar kështu shifrën me 22,3% në vitin 2020, punonjësve të Ferrarit u jepet një bonus deri në 12,000 euro. Shitjet janë më të mira krahasuar me periudhën para pandemisë, përkatësisht 2019. Ferrari ka konfirmuar se ka porosi deri në vitin 2023, dhe kur bëhet fjalë për rezultatet e shitjeve, pritshmëritë janë veçanërisht të larta për faktin se Ferrari Purosangue i ri do të prezantohet së shpejti.

Për një kompani që hyn në botën e elektrifikimit, këto të dhëna janë një mënyrë e shkëlqyer për të dalë nga epoka e makinave sportive me benzinë. Kërkesa për makina Ferrari është veçanërisht e lartë në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, me 5,492 makina të dorëzuara, Afro 3000 makina u shitën në Shtetet e Bashkuara, ndërsa në Kinë, Hong Kong dhe Tajvan makina u blenë nga 899 blerës, një rritje prej 97% krahasuar me vitin 2020. Modelet V8 janë më të njohurit, ndërsa kërkesa për modelet V12 ka rënë.