FAKE NEWS/ Studimi i ri tregon se dezinformatat marrin më shumë klikime se lajmet e vërteta në Facebook

Një studim i ri nga studiuesit do të tregojë se dezinformatat morën gjashtë herë më shumë klikime në Facebook sesa lajmet e vërteta, raporton The Washington Post.

Studimi shikoi postimet nga faqet në Facebook të më shumë se 2,500 botuesve të lajmeve midis gushtit 2020 dhe janarit 2021. Studiuesit zbuluan se faqet që postojnë më shumë dezinformata marrin rregullisht më shumë pëlqime, shpërndarje dhe komente.

Facebooku nuk i vë të dhënat në dispozicion të studiuesve, megjithatë, në vend të kësaj, ata dhe të tjerët që duan të kuptojnë dhe të studiojnë problemin e dezinformimit të platformës së mediave sociale shpesh i janë drejtuar një platforme të quajtur CrowdTangle, i cili është në pronësi të Facebook.

Studiuesit do ta bëjnë publik këtë studim në nëntor.