EVN Maqedoni/ Fituese e çmimit për filantropi “OKO”

EVN Maqedoni është e para në kategorinë “Filantropi korporative për kompani të mëdha”.

EVN Maqedoni është fituese e çmimit për filantropi “OKO” si më e mira në kategorinë “Filantropi korporative për kompani të mëdha për vitin 2019”. Kompania ka konkurruar në këtë kategori përmes tre projekteve të saj: “EVN Vullnetarizon”, “Elektromobiliteti me EVN” dhe “Duar të zëshme në EVN”. Duke ndjekur trendet botërore, kjo kompani prej disa vitesh po ndërton në mënyrë aktive infrastrukturën e mbushësve në mbarë vendin përmes projektit “Elektromobiliteti me EVN”, ndërsa me zbatimin e projektit “Duar të zëshme në EVN” përpiqet të ofrojë shërbimin më të lartë për qytetarët me dëgjim të kufizuar. Duke shfrytëzuar interesat, njohuritë dhe gamën e gjerë të aftësive të tyre, punonjësit e EVN-së u përkushtuan në përmirësimin e kushteve të komuniteteve lokale si pjesë e programit të vullnetarizmit korporativ “EVN Vullnetarizon” i cili është ende në vijim.

Organizator i evenimentit është shoqata “HORUS”, ndërsa këtë vit ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt në hapësirat e “M6 Qendra Edukative” në Shkup. Qëllimi i ngjarjes është të stimulojë zhvillimin e filantropisë në vend dhe të njohë kompanitë, shoqatat dhe fondacionet, qytetarët dhe mediat që në planin afatgjatë dhe strategjik ndihmojnë dhe mbështesin zhvillimin e komunitetit.

Çmimet filantropike OKO realizohen në kuadër të projektit SIGN Up for Impact (SUfI) i implementuar nga organizatat anëtare të SIGN – rrjeti rajonal i fondacioneve lokale nga Ballkani Perëndimor, ndërsa i financuar nga Bashkimi Evropian, Fondi Ballkanik për Demokraci, Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar.