Këto ditë, disa raste ku janë përfshirë fëmijë janë bërë kryefjala e lajmeve. Ndërsa, mizoria e onlajn publikut, pavarësisht e bëhet fjalë për bizele, zgjedhje muzikore apo rast i rëndë ku ndonjë vajzë është viktimë e incestit dhe trafikimit të fëmijëve, mund të shihej nga të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.
Përmbajtjet e ndryshme të shkruara dhe video me fëmijë në media dhe në rrjetet sociale, edhe nëse shumë njerëzve u duken të lezetshme, mund të shkaktojnë bulling kibernetik. Në rastin e viktimave të dhunës në bazë gjinore, përfshirë dhunën në familje apo trafikimin e të miturve, mizoria publike ndikon që viktima të stigmatizohet. Është kjo sjellje e përsëritur, me qëllim të frikësimit, zemërimit ose të turpërimit të atyre për të cilët ato janë drejtuar, ndërsa efektet mund të zgjasin shumë dhe të lënë pasoja afatgjata.
Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë “Megjashi” i bën thirrje publikut që të rrisë ndërgjegjësimin për respektimin e të drejtave të fëmijëve gjatë publikimit të lajmeve, fotografive, videove dhe materialeve të tjera që kanë të bëjnë me fëmijët.
“Arsimimi mediatik nuk është vetëm për gazetarët, por për të gjithë ne. Në këtë kontekst, u bëjmë thirrje të gjithë atyre të cilët postojnë foto, deklarata dhe video të fëmijëve që të mendojnë për mesazhin të cilin duan të përçojnë me atë postim, si dhe pasojat e mundshme për fëmijën, nëse ai vperim është në interesin e tij më të mirë, sidomos nëse përmbajnë të dhëna personale dhe karakterin e fëmijës”, theksojnë nga “Megjashi”.
Gjithashtu, sipas rekomandimeve të Ambasadës së Parë të Fëmijëve, nëse publikohet ndonjë përmbajtje me deklaratë të ndonjë fëmije, këshillohet që imazhi i fëmijës të turbullohet, të mos zbulohet identiteti dhe në postim të thuhet se cili është qëllimi i publikimit, të theksohet qartë se fëmija dhe prindi ose kujdestari kanë dhënë pëlqimin dhe janë dakord për ta publikuar atë. Gjithashtu, para se të thuhet diçka për fëmijën, ai duhet të pyetet nëse ajo gjë mund të publikohet.
“Megjashi” thonë se prindërit apo kujdestarët e kanë për detyrë të kenë parasysh pjekurinë fizike, mendore dhe emocionale të fëmijës, para se të marrin vendimin përfundimtar, por edhe me të vërtetë ta kenë parasysh se mendimi i fëmijës duhet respektuar.
“Respektimi i mendimit të fëmijës, nëse ai pajtohet me publikimin e fotove, deklaratave dhe opinioneve të tij ndikon shumë në vetëvlerësimin dhe vetëbesimin e tij. Me respektimin e mendimit të fëmijës, japim shembull të respektimit të personalitetit dhe pikëpamjeve të tij ndaj gjërave dhe se nuk do të ndërmarrim asnjë hap pa u konsultuar me fëmijën në mënyrë që është në përputhje me zhvillimin e aftësive të tij”, thuhet në përgjigjen që e pranoi Meta.mk.
“Megjashi” rikujton se këto ditë po zhvillohen ditët e shkrim-leximit mediatik dhe në atë kontekst Këshilli për Etikë në Media i Maqedonisë (KEMM) në bashkëpunim me Ambasadën e Parë të Fëmijëve në Botë “Megjashi” përgatiti rekomandime për raportim etik për të rinjtë dhe fëmijët, të cilat ishin temë diskutimi në seancën publike të Komisionit të Ankesave të KEMM-it dhe u mbështetën nga të gjithë të pranishmit.
Disa nga rekomandimet bëjnë thirrje për respektimin dhe afirmimin e dinjitetit të të rinjve, të raportohet ashtu që nuk do të ketë stereotipa dhe sensacionalizma, duke respektuar privatësinë dhe duke ruajtur nderin dhe reputacionin e fëmijëve. Pastaj, të harmonizohet politika redaktuese e medieve në lidhje me nevojat dhe interesat më të mira të të rinjve, të mos përdoren foto, deklarata dhe video të fëmijëve dhe të rinjve pa pëlqimin me shkrim të prindit/kujdestarit/institucionit-kujdestar, të turbullohet identiteti vizual dhe fotografia e fëmijës etj. Njëkohësisht, këto institucione përkujtuan në Kodin për raportim për fëmijët, i cili e përcakton edhe parimin e pëlqimit, parimin e respektimit të së drejtës për privatësi.
Konventa për të Drejtat e Fëmijëve thekson se fëmijët kanë të drejta njerëzore dhe duhet të trajtohen me barazi, respekt dhe dinjitet, jo sepse janë “e ardhmja” apo “të rriturit e së nesërmes“, por sepse janë qenie njerëzore sot. Ata janë identitete individuale dhe kanë zë, i cili duhet të dëgjohet dhe vlerësohet siç duhet.
Përmbajtjet e ndryshme të shkruara dhe video me fëmijë në media dhe në rrjetet sociale, edhe nëse shumë njerëzve u duken të lezetshme, mund të shkaktojnë bulling kibernetik. Në rastin e viktimave të dhunës në bazë gjinore, përfshirë dhunën në familje apo trafikimin e të miturve, mizoria publike ndikon që viktima të stigmatizohet. Është kjo sjellje e përsëritur, me qëllim të frikësimit, zemërimit ose të turpërimit të atyre për të cilët ato janë drejtuar.