Një moment i pazakontë dhe emocionues është shënuar në një sallë operacioni në Selanik të Greqisë.
Një muzikant 37-vjeçar, i quajtur Dimitris Kyrtsosi, ka kryer një ndërhyrje të vështirë në kokë, duke luajtur me bouzouki, instrument muzikor popullor në Greqi.
Instrumenti muzikor “thyen” heshtjen që zakonisht mbizotëron mbi sallën e operacionit.
Siç shpjegon pacienti i ri, ai nuk ishte nën anestezi të përgjithshme, që do të thotë se ishte i ndërgjegjshëm dhe në fakt kënga e parë që luajti ishte “Mavromata mou”, të cilën ia kushtoi gruas së tij.
“Të operosh një pacient në këtë mënyrë, domethënë të komunikosh dhe të flasësh me mjekët në atë kohë, është diçka që nuk ka ndodhur për të paktën 14 vjet në spitalin AHEPA,” tha neurokirurgu.