FILLIMI I MËSIMIT/ Mësimdhënësit përgatiten për 1 shtatorin, në “meny” tre skenarë

Pavarësisht se nuk ka një vendim nga Ministria e Arsimit se cili nga tre skenarët e paralajmëruar do të zbatohet në fillimin e vitit të ri shkollor, shkollat tashmë po kryejnë përgatitjet për tre skenarët e miratuar nga Qeveria. Bahet fjalë për tre metodat; shkolla plotësisht të hapura, nga klasa e pare e deri në të katërt me prezencë të tjerët online si dhe skenari i fundit një javë mësim në shkollë një javë nga distanca. Alsat vizitoi shkollën fillore “Bajram Shabani” në fshatit Kondovë të komunës së Sarajit, ku kryhej dezinfektimi dhe pastrami i objektit.

Vendimi i prerë do të jetë sigurisht afër vitit shkollor mirëpo ne si shkolla e kemi obligim të përgatitemi në të dy anët, edhe për mësim fizik edhe për mësim online. Sa i përket mësimit fizik, kemi bërë dezinfektimin total të shkollës. Siç është kërkuar, shkolla jonë shfrytëzon tre hyrje, në secilën ka pas person përgjegjës që ka bërë matjen e temperatures dhe dezinfektimin e duarve”, tha Mensur Jakupi, drejtor i sh.f “Bajram Shabani” Kondovë.

Drejori Mensur Jakupi, gjithashtu tha se mësimdhënësit tashmë po përfundojnë edhe regjistrimin e lëndëve në platformën “Teams”, në rast se mësimi do të filloj nga distanca.

Paraprakisht, çdo mësimdhënës nëse dëshiron të jetë më i përafërt me punën, kur të filloj viti shkollor mos të ketë ngatërresa, mund të bëj parapërgatitje prej tash, te platforma mund t’i fusë lëndët për çdo nxënës. Mirëpo, krejt do të varet nga komisioni, edhe pse futen lëndët nuk do të thotë se mësimi do të jetë online derisa s’ka një vendim të prerë nga Ministria e Arsimit, këto janë vetëm parapërgatitje të arsimtarit”, theksoi Mensur Jakupi, drejtor i sh.f “Bajram Shabani” Kondovë.

Ditë më parë, nga Ministria e Arsimit paralajmëruan se viti i ri shkollor 2021-2022 do të fillojë më 1 shtator por pa saktësuar se cili nga tre skenarët e paralajmëruar do të jetë i zbatueshëm. Nga ky institucion gjithashtu thanë se deri tani janë vaksinuar rreth 60 për qind e kuadrit arsimor.

Burimi: Alsat-M