“DHOMA PUBLIKE”/ Dënohen dy persona me 4 vite burg për shpërndarje të materialeve seksuale përfshirë edhe të fëmijëve

Dy krijuesit e grupit “Dhoma Publike” në të cilin grup shpërndaheshin materiale pornografike të vajzave dhe grave janë dënuar me nga katër vite burg.

Krijuesi i grupit Darko Kostovski dhe administratori Mihail Panevski janë shpallur fajtorë për “prodhim dhe distribuim të pornografisë së fëmijëve”.

Në periudhën prej datës 19.12.2019 deri më 28.01.2020, dy të pandehurit, si themelues dhe moderator të grupit “Dhoma Publike” në rrjetin social Telegram, janë detyruar të kujdesen për përmbajtjen e tekstit dhe përmbajtje audio-vizuale të cilat ndahen nga anëtarët e grupit.

Sipas vendimit, ata qëllimisht e lejuan grupin të vinte në dispozicion përmbajtje, material audio-vizual që tregon akte të dukshme seksuale me një fëmijë.