ARNO: Punëtoria e fundit për konkursin “Ide të gjelbra 2023”

Shoqata për Inovacione Sociale “ARNO “, u dërgon një apel të gjithë sipërmarrësve të gjelbër dhe social,  ekzistues dhe të ardhshëm,  që të regjistrohen në seminarin e fundit të konkursit “Ide të  gjelbra 2023”, jo më vonë se data 9 maj, duke plotësuar formularin në këtëlink.  Punëtoria është e destinuar për të gjithë ata që tashmë janë duke përgatitur aplikacionin dhe duan ndihmë nga një konsulent, ose janë duke kërkuar përgjigje për pyetjet eventuale. Më shumë informacione në lidhje me konkursin, i cili do të zgjasë deri më 21 maj, mund të gjeni në faqen e internetithttps://zeleniidei.mk/

Punëtoria do të mbahet më 11 maj në Shkup dhe realizohet në partneritet me ARNO-n dhe Asociacionin për Konsulencë Menaxhmenti MKA2000, një partner shumëvjeçar I këtij konkursi.  Kjo punëtori do të udhëhiqet nga Aleksandar Celeski nga MKA 2000, i cili është konsulent i certifikuar për menaxhim (CMC®), me një përvojë të dëshmuar profesionale dhe të gjatë pune në kompani udhëheqëse ndërkombëtare të konsulencës menaxheriale.

„ Në 9 vitet që ARNO ka administruar konkursin, ne kemi pasur 9 fitues rajonalë dhe kjo është dëshmi se kemi potencial për të qenë lider në rajon.

Fitoret janë si maja e një ajsbergu, ju mund të shihni suksesin, por nuk mund të shihni atë që është investuar, e ky investim është  një sërë seminaresh, sesionesh informative, partneritete, fushata ndërgjegjësimi, të gjitha me synimin për të prekur  tek  sa më shumë qytetarë dhe subjekte. Të gjitha sesionet informative dhe punëtoritë tona,  kanë për qëllim të lehtësojnë procesin e aplikimit dhe të ndihmojnë në zhvillimin e ideve të mira dhe cilësore të biznesit të gjelbër. Ne inkurajojmë një kulturë të pyetjeve, të mësuarit, ndarjes së eksperiencave me të tjerët dhe u bëjmë thirrje qytetarëve që t’i përdorin këto mundësi” – tha Irina Janevska nga ARNO.

Më shumë informacion rreth konkursit mund të merrni në numrin  077 855 832 ose me e-mail arno.mkd@gmail.com.