Forcat speciale britanike janë armatosur me një pushkë të re shumë të fuqishme e cila mund të rrëzojë helikopterët dhe të shpojë mjetet e blinduara vetëm me një goditje.
Arma e quajtur “Gepard GM6 Lynx” krahasohet me një top për shkak të impaktit të saj shkatërrues, ndonëse është shumë herë më e vogël në përmasa.
E prodhuar në Hungari, pushka gjysmë-automatike ka një saktësi prej 2 km.
Ajo është përshtatur që të mos ketë impakt të madh te qitësi për shkak të forcës së madhe pas goditjes.