Alpinistët e Tetovës publikuan fotografi të drunjve të prerë në Sharr, kërkojnë që të ndërpritet shkatërrimi i pasurisë pyjore

Alpinistët e Tetovës publikuan fotografi me drunj të prerë në vendin Jelak në Malin Sharr. Dyshojnë se prerjet janë të jashtëligjshme, për çka bëjnë thirrje që të ndërpritet shkatërrimi i pasurisë pyjore.

Fotografitë janë bërë gjatë fundjavës, ndërsa aguan sot në rrjetin social Fejsbuk.

Nga policia pyjore në Tetovë theksojnë se këtë vit pak intervenime janë realizuar në teren për shkak të gjendjes me virusin korona. Për vendin Jelak theksojnë se është përcaktuar edhe në kompetencë të ndërmarrjes publike e cila menaxhon me pyjet për plan për prerje të rregullt.

Udhëheqësi i ndërmarrjes publike Pyjet Nacionale (ish Pyjet e Maqedonisë) dega Leshnicë – Tetovë thotë se nuk është përgjegjës për dhënie të informacioneve. I dërgoi gazetarët në qendrën për media, por prej aty nuk ka përgjigje.

Më 5 maj të këtij viti Qeveria bëri të ditur se është sjellë vendim për tu pranuar iniciativa për shpalljen e Malit Sharr park nacional, që konsiderohet si mënyrë për parandalim të prerjes së drunjve dhe pyjeve, si dhe mbrojtje të diversitetit natyror. Atëherë ishte theksuar se vijon konsultim publik, debat publik dhe miratim i Ligjit për shpallje, të cilin për kategorinë Park Nacional e miraton Kuvendi, me propozim të Qeverisë. Kuvendi u shpërnda më 16 shkurt të vitit 2020.

Studimi i valorizimit të Malit Sharr ” është dokumenti kyç prej gati 700 faqeve që ishte përfunduar në mars të vitit 2020 pas çka procedura për shpalljen e masivit si park nacional shkoi një hap para me vendim të Qeverisë më 5 maj për pranimin e iniciativës.

Republika e Maqedonisë së Veriut ka nëntë për qind zonë të mbrojtur përgjatë shtetit, ndërsa me shpalljen e Malit Sharr si park nacional do të rritej në 12 për qind.