ALBIZ/ Prezantohen rezultatet e hulumtimit “Perceptimet e shoqërisë civile dhe sektorit të biznesit për investime në komunitet”

Sot, më datë 25 nëntor 2021, në Hotel Double Tree by Hilton u mbajt takimi ndërsektorial në kuadër të projektit “Platforma për investime në komunitet”.

Në këtë takim u “prezantuan gjetjet nga hulumtimi Perceptimet e shoqërisë civile dhe sektorit të biznesit për investime në komunitet”, si dhe u shkëmbyen përvoja dhe praktika të mira nga bashkëpunimi i shoqërisë civile, biznesit dhe sektorit publik nga Shkupi si dhe mundësitë për vazhdimin e bashkëpunimit në mes këtyre sektorëve.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit Platforma e Investimeve në Komunitet, i cili zbatohet nga Fondacioni Albiz, Shoqata Multikultura, Qendra e Shoqatës për Zhvillim të Qëndrueshëm CSCD dhe Asociacioni Qendra për Kërkim dhe Analizë Novus.

Ky projekt mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian.

Schoolture.info