USLPM: Realizuan ekspozitën Lugina Open Day ’19.

Orëve të hershme të natës së martë, në qytetin e Shkupit u mbajt organizimi i rradhës nga Unioni Studentor i Luginës së Preshevës në Maqedoni. Falë punës së palodhshme të studentëve Luginas, në këtë organizim në formë ekspozite u prezentua Lugina e Preshevës me anë të fotografive. Qëllimi i kësaj ekspozite ishte që të bëhet promovimi i vendeve atraktive të Luginës në të kaluarën dhe të tashmen.

Gjithashtu ekspozita u shfrytëzua për promovimin e punës së fotografëve Luginas. Përveç fotografive, nuk mungoi edhe prezenca e studentëve, profesorëve, organizatave joqeveritare dhe perfaqësuesve të institucioneve nga Lugina. Përfaqësuesit e institucioneve për USLPM premtuan mbështetje edhe më të madhe në vitin kalendarik që po fillojmë. Faleminderojmë studentët për punën e bërë dhe fotografët Krenar Halimi, Uvejs Miftari, Flutura dhe Fidan Aliu, dhe fotografi i cili siguroi fotografitë e Medvegjës, Albert Salihu.