U hap Ekspozita Fotografike “Bukuria e Tetovës në kohëra të ndryshme”

“Bukuria e Tetovës në kohëra të ndryshme” është titulli i ekspozitës fotografike që u hap mbrëmë në Tetovë.

Në ceremoninë e hapjes, para të pranishmëve mbajti fjalim ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, i cili theksoi se Tetova është qyteti me një histori, kulturë dhe traditë të gjatë dhe të pasur, me gjithë shkëlqimin dhe origjinalitetin e tij, e jeton të tashmen e tij në themelet e së kaluarës së pasur kulturore historike.

Ai shtoi se banorët e moshuar me shumë nostalgji e kujtojnë atë Tetovë që më nuk është, nurin e qytetit, por edhe ndërtesat karakteristike që sot mund të shihen vetëm në fotografi si një ndërthurje e së kaluarës dhe së tashmes.

Ekspozita, e cila organizohet nga Shoqata e Arsimit, Kulturës dhe Artit “Kalkan” nga Tetova, u realizua me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës në kuadër të manifestimit “Vala e re kulturore”.