Teatri Shqiptar ka njoftuar se gjatë ditës së sotme nga jeta është ndarë aktori Hajrullah Ramizi.
“Me pikëllim të thellë ndajmë me ju lajmin e zi për ndarjen e hershme nga jeta të kolegut tonë Hajrullah Ramizi
02.03.1984 – 18.11.2021
Publiku i Teatrin Shqiptar, kujton Hajrullahun nga shfaqjet: Vojceku, Kaligula, Brekët, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kuçedra, Jetë me qira, Makbethi, Arseniku dhe dantelat e vjetra dhe së fundmi Bregu i pikëllimit.
Hajrullahu pos në teatër, shpesh është i angazhuar edhe nga produksionet filmike të rajonit dhe ka luajtur në filmat: Eduart, Time of the Comet, Lufta Mbaroi, 1955, Just another confused elephant, Punk Is Not Dead, 4 Oret, To the Hilt, Fati etj.
Qofsh i dritës, koleg e mik!”, thuhet në njoftimin e Teatrit Shqiptar, të publikuar në rrjetin social facebook. /Schoolture/