BURSA/ MASH publikon rezultatet e konkursit për bursa studentore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar rezultatet nga konkursi për bursa studentore për vitin akademik 2021/2022, njofton portali Schoolture.info.

Në publikimin për fituesit e kategorive të ndryshme të bursave, MASH informon se studentët që kanë fituar të drejtën e shfrytëzimit të bursës do të duhet të printojnë dhe plotësojnë tre kopje të marrëveshjes për bursën përkatëse dhe së bashku me kopje nga xhirollogaria, më së voni deri të martën, 30 nëntor 2021, t’i dorëzojnë në Ministrin e Arsimit ose me postë, në adresën: bulevard “Sv Kiril i Metodij” numër 54, 1000 Shkup.

Përfituesit e bursës të cilët nuk do të dorëzojnë marrëveshje në afatin e paraparë do të llogaritet se heqin dorë nga shfrytëzimi i bursës.

Kandidatët e refuzuar kanë të drejt ankese, në adresën studentski.stipendii@mon.gov.mk.

Përgatiti: Schoolture.info