Portreti më i kushtueshëm në histori, “Salvator Mundi’, gjurmët e të cilit humbën në mënyrë misterioze gjatë një shitjeje në ankand nga Christie’s në 2017 në Nju Jork, kanë përfunduar në një jaht gjigand. Sipas faqes ArtNet.com piktura, e cila dyshohet se i dedikohet Leonardo Da Vinci, është në pronësi të princit trashëgimtar saudit, Muhammed bin Salman.
Një tjetër princ saudit, Bader bin Abdullah bin Mohammed bin Farhan al-Saud, mendohet të ketë blerë portretin për llogari të Salman në shifrën stratosferike të 450 milion dollarëve. Jahti i të fortit të Riad gjendet në detin e kuq në liqenin e Sharm El Sheik, sipas informacioneve të mbledhura nga agjensia ‘Bloomberg’.
ArtNet pretendon se ‘Salvator Mundi’ do të qëndrojë në bordin e ‘Serene’ deri në fund të inaugurimit të një ekspozite që sauditët pretendojnë të krijojnë në rajonin e Al Ula. Projekti dyshohet të jetë akoma në fazat elementare.