Në organizim të Institutit Gete në Shkup, prej sot deri më 20 prill në Kinotekë do të mbahet Festivali i tetë për fëmijë për fotografi dhe film “Bufi”. Do të shfaqen pesë filma gjermanë për fëmijë dhe të rinj: “Xhim Kopçe dhe makinisti Lukas”, “Tobi kurrioz” dhe fshehtësia e planetit tonë, “Tim Taler apo Djali që e shiti buzëqeshjen”, “Uendi 2 – miqësia përherë” dhe “Ndihmë, i zvogëlova prindërit”. Projeksionet janë me përkthim në gjuhën maqedonase dhe shqipe.
“Sikurse edhe viteve të kaluara edhe këtë vit kemi parë shumë filma që të mund t’ua shfaqim filmat më të mirë dhe më aktual. Shpresojmë se për secilin do të ketë diçka emocionuese, të urtë dhe argëtuese”, kumtuan organizatorët e festivalit të tetë “Bufi”. /MIA/