‘Rock & Roll’, me ekspozitë në Nju Jork

Arti i Rock and Roll-it, po shpaloset në një ekspozitë në muzeun Met, të Nju Jorkut, që i ka dekoruar hollet e tij me më shumë se 130 instrumente ikonike nga të mëdhenjtë e zhanrit.

“E gjithë kjo i kthen shumë kujtime njerëzve. Dhe unë mendoj se pjesa më emocionuese është se njerëzit mund ti afrohen shumë afër këtyre instrumenteve që i kanë parë vetëm në skenë, ose ndoshta në foto”, u shpreh Jayson Kerr Dobney, kurator.

Në ekspozitë gjendet p.sh edhe kitara e Van Halen, ku shihen edhe disa shenja, që sipas kuratorit janë djegie me cigare. Van Halen, vendoste atje cigaret e tij, kur luante muzikë. Dhe kjo mund të shihet edhe në videot e tij.

“Është një koleksion shumë impresionues. Lë pas çdo lloj rock kafeje që mund të kesh parë në jetë”, tha Chris Cain, vizitor.

Në ekspozitë mund të shihet edhe një sintetizator i hershëm. Është një lloj instrumenti masiv, me drita dhe tela, dhe vizitorët janë tërhequr shumë prej tij. Ngjason, sipas tyre, me diçka që mund të jetë përdorur nga një shkencëtar i çmendur.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *