Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

Mungojnë librat në shkollat profesionale, mësimi zhvillohet me skripta dhe shënime

Shkollat e mesme profesionale kanë për qëllim profilizimin e nxënësve dhe përgaditjen për një profesion të caktuar,por në këto shkolla përgaditje e nxënësve për tregun e punës has në vështirësi.

Ekipi ynë vizitoi shkollën e Mesme të Mjeksisë “Pançe Karagjozov”, nga ku mësuam se mësimdhënësit orën e zhvillojnë përmes diktimit të materialit dhe fotokopjimit të skriptave.

Këto metoda pamundësojnë spjegimin cilësor materialit mësimor thekson nëndrejtori, Sherf Selimi.

“Ekzistojnë disa lëndë për të cilat nuk kanë nxënësit material të vecnatë prej të cilit mësojnë, kolegët mundohen përmes literatures profesionale të shfyrtëzojnë ,të bëjnë koncepte dhe prej atre koncepteve nxënësit informohen. Sa u përket shënimeve se sa arrihet qëllimi këtë duhet ta kemi parasysh” – tha zv.drejtori i SH.M.Q.SH – “Pançe Karagjozov”, Sherif Selimi.

Nxënësit ankohen se mungojnë lëndët kryesore profesioanle dhe se humbet kohë me shënime ,dhe kështu bie edhe cilësia e të mësuarit. Sipas tyre,mospasja e librave godet edhe buxhetin familjar.

“Duhen shënime, kopje, skripta ne internet, kërkime. Po të kishim libra mësimet do i mësonim më lehtë dhe nuk do hasim në kësi vështirësi”.

“Nuk kemi libra për lëndët profesionale, duhet të marrin inciativë profesorët për krijimin e librave por edhe Ministria e Arsimit” – thanë disa nga nxënësit e intervistuar nga TVM2.

“Ne ikemi në dispozicion 45 minuta prej të cilave 30 i shpenzojmë për shënime poashtu edhe buxheti shtëpiak po pëson”.

“Është koxha e vështirë nuk ka koh të spjegohet mësimi por edhe këtë po e tejkalojmë”.

MASH: NUK PARAQITEN TEKSTSHKRUES PËR LIBRAT

Për këtë problematikë kërkuam sqarim nga MASH prej ku thonë se në bashkëpunim me Byronë për Zhvillimin e Arsimit dhe Entin pedagogjik, punon në vazhdimësi për sigurimin e libarve, për të gjitha lëndët.

“Sa i përket librave për shkollat profesionale, në Entin pedagogjik dy here në vit ka shpallje publike për tekstshkrues, por ka mungesë të interesimit nga vet tekstshkruesit të cilat nuk paraqiten.Kjo mungesë vërehet sidomos tek shkencat teknike dhe lëndët të cilët ligjerohen me 1 apo dy orë në javë”, – na thanë nga MASH. (TVM2)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *