EMIR KURTISHI/ “Koleksionist i fjollave të borës” (VIDEO)

Shkupjani Emir Kurtishi për herë të parë  na vjen me një këngë të re baladë për dimrin, titulluar si “Koleksionist i fjollave të borës”. Kjo këngë është komponuar nga vetë ai, kurse autor i tekstit është Lirim Alija nga Tetova i njohur si tekst shkruesi i rock grupit shqiptar të njohur Elita 5.

Siç thotë edhe ai në rrjetin e tij social në facebook: “Të nderuar miq,

Me kënaqësinë më të madhe ju informoj se u publikua kënga ime e parë me titull: “Koleksionist i fjollave të borës” me autor teksti Lirim Alija, i inçizuar dhe edituar nga studioja muzikore Arbn Music (Arber Curri) dhe montazhi i realizuar nga Bekim Aburamani.

Me rastin e publikimit shfrytëzoj rastin t’i falenderoj përzemërsisht të gjithë ata të cilët dhanë qoftë edhe një kontribut minimal që të del në dritë ky projekt.

Uroj ta pëlqeni dhe ta shijoni këtë këngë dimri!

Çdo koment është i mirëseardhur!” – shkruan ai.

Përndryshe Emir Kurtishi me profesion është magjistër i shkencave juridike. Aktualisht vijon studimet e tij të doktoraturës në Fakultetin Juridik të Evropës Juglindore në Tetovë, në drejtimin e shkencave kushtetuese-administrative. Ai jeton dhe vepron në Shkup.